Kupa e Mbretit, rezervon "El Clasicon" Barcelona-Real
Është hedhur shorti për gjysmë-finalet e Kupës së Mbretit ne Spanje.

Shorti ka rezervuar përballjen me të fortë në Spanjë. Barcelona dhe Real Madrid do të përplasen që në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në "Camp Nou", ndërsa ndeshja e kthimit në "Bernabeu". Përballja e parë do jetë me 6 shkurt, ndërsa ndeshja e kthimit më 27 të po këtij muaji.

Ndërkohë çifti tjetër i gjysmëfinales do jetë Real Betis kundër Valencia, me Betis që do të jetë mikpritës i ndeshjes në fushën e tyre, ndërsa ndeshja e kthimit do jetë në “Mestalla”.
Shtuar më 01/02/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori