Hidhet shorti i La Ligas, ja kur luhet “EL Clasico” e parë

Sot është publikuar lista e ndeshjeve për sezonin 2018/19 të La Ligës. ‘El Clasico’ e parë do të luhet më 28 tetor në "Camp Nou", ndërsa ndeshja kthyese do të mbahet më 3 mars në kryeqytetin spanjoll.

Për herë të parë në La Liga, lista e ndeshjeve nuk do të jetë simetrike. Kjo do të thotë që klubet spanjolle, në pjesën e dytë të sezonit, nuk do të luajnë kundër njëri-tjetrit me të njëjtën radhitje si në pjesën e parë.

Kampionët aktualë, Barcelona, do të luajnë ndeshjen e parë kundër Alavesit, Real Madridi do të përballet me Getafen, ndërsa Atletico Madridi do të udhëtojë për në Valencia. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori