Hidhet shorti i sezonit të ri në Serie A, javët e para "zjarr" për Interin
Është hedhur ditën e sotme kalendari i sezonit 2020/2021 në Serie A. Java e parë zhvillohet në 20 shtator dhe Juventusi me Milanin, e nisin në shtëpi kundër Sampdorias dhe Bolonjës.

Transfertë për Interin e Contes, që do të sfidojë Beneventon e Pippo Inzaghit.

Duele spektakolare në javën e dytë, aty ku bien në sy përballjet Inter-Fiorentina dhe Roma-Juventus.

Sfida të forta për zikaltrit në javët e para, teksa java e tretë i vë kundër Lazios në “Olimpico”. Juventus-Napoli është ndeshja tjetët e fortë e kësaj jave, ndërsa derbi i Milanos do të luhet në javën e katërt (18 tetor).
Shtuar më 02/09/2020, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori