Hidhet shorti për grupet e Kupës UEFA
Albeu.com
Bayern Munich, favoriti kryesor për të fituar titullin e sivjetmë të Kupës UEFA, është caktuar në grupin F, ku rival kryesor do t’i ketë anglezët e Bolton Wanderers, derisa nga grupet tjera, Fiorentina do të ketë një konkurrencë më të fortë në grupin C, përballë Villarreal dhe ekipit befasues, Mlada Boleslav, që eliminoi anglezët e Blackburnit.Bayern, që zakonisht garon në Ligën e Kampionëve dhe që fitoi këtë garë evropiane në vitin 2001, pati një sezon të kaluar jo të mirë, derisa sivjet paraqitet fuqishëm pas përforcimeve të verës. Ata sollën Luca Tonin, Miroslav Klosen dhe Franck Riberyn në skuadër dhe tashmë kryesojnë Bundesligan, me pesë pikë avantazh, dhe me nëntë ndeshjet fillestare të fituara.

Ata do të përballen me anglezët e Bolton Wonderers, ku së shpejti pritet të debutojë edhe shqiptari, Blerim Xhemajli. Anglezët nuk janë në formë të mirë këtë pjesë të sezonit duke qëndruar në pozitën e parafundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara. Në grup me ta janë edhe serbët e Crvena Zvezdës dhe klubi portugez Braga e ai grek Aris Thessaloniki.

Ekipi i vetëm italian në Kupën UEFA, Fiorentina, do të ketë përballë në grupin C spanjollët e Villarrealit, çekët e Mlada Boleslav duke llogaritur si sfidues edhe AEK Athinën. Në grupin D do të përballen ekipi gjerman Hamburg, zviceran Basel, francezët e Rennes, ekipi kroat Dinamo Zagreb si dhe norvegjezët e Brann.


Ja edhe shorti i plotë i hedhur me grupet dhe ekipet në to (ose Tek tabela anash do të gjeni edhe listën e grupeve sipas shortit të hedhur):

Grupi A:

AZ Alkmar
Zenit St Petersburg
Everton
Nuernberg
Larissa

Grupi B:

Panathinaikos
Lokomotiv Moscow
Atletico Madrid
Copenhagen
Aberdeen

Grupi C:

Villarreal
AEK Athens
Fiorentina
Mlada Boleslav
Elfsborg

Grupi D:

Basel
Hamburg
Rennes
Dinamo Zagreb
Brann

Grupi E:

Bayer Leverkusen
Sparta Prague
Spartak Moscow
Toulouse
FC Zurich

Grupi F:

Bayern Munich
Bolton Wanderers
FC Braga
Red Star Belgrade
Aris Thessaloniki

Grupi G:

Anderlecht
Tottenham Hotspur
Getafe
Hapoel Tel Aviv
AaB Aalborg

Grupi H:

Bordeaux
Austria Vienna
Galatasaray
Panionios
Helsingborgs
Shtuar më 09/10/2007, ora 23:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori