Hidhet shorti per EURO 2012: Shqiperia ne grupin D, Maqedonia ne grupin B
Albeu.com
Në Varshavë sot u tërhoq shorti për grupet kualifikuese në Kampionatin Evropian të Futbollit, që në vitin 2012 do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni. Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në ...... grupin D, ku do të përballet me kombëtaret e Francës, Rumanisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bjellorusisë dhe Luksemburgut.

Turneu do të luhet në tetë qytete, Poznanj, Varshavë, Vroclav, Gdanjsk, Kiev, Donjeck, Dnipropetrovsk dhe Lavov. Nga dy grupe do të vendosen në Poloni, ndërsa dy tjera në Ukrainë, ndërsa ndeshja finale do të luhet në Kiev më 1 korrik.


JA GRUPET :

Grupi A: Azerbejxhani, Kazakistani, Belgjika, Austria, Turqia, Gjermania

Grupi B: Andora, Armenia, Maqedonia, Irlanda, Sllovakia, Rusia

Grupi C: Ishujt Faroe, Estonia, Slovenia, Irlanda Veriore, Serbia, Italia

Grupi D: Luksemburgu, Shqipëria, Bjellorusia, Bosnjë Hercegovina, Rumania, Franca

Grupi E: San Marino, Moldavia, Hungaria, Finlanda, Suedia, Hollanda

Grupi F: Malta, Gjeorgjia, Letonia, Izraeli, Greqia, Kroacia

Grupi G: Mali i Zi, Uellsi, Bullgaria, Zvicra, Anglia

Grupi H: Islanda, Qipro, Norvegjia, Danimarka, Portugalia

Grupi I: Lihtenshtein, Lituania, Skocia, Republika Çeke, Spanja
Shtuar më 07/02/2010, ora 19:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori