Hiding trajneri i kombetares turke?
Albeu.com
Guus Hiddink do të vazhdojë të drejtojë një skuadër kombëtare duke kaluar në në stolin e Turqisë. Fillimisht u mendua Trapattoni si pasardhësi i Fatih Terim, por me mosrinovimin e kontratës me Rusinë, holandezi afrohet shumë me kombëtaren turke.Sipas gazetës vendase, “Sabah”, trajneri holandez mund të firmosë ditën e premte në Stamboll një kontratë 4 vjeçare që parashikon kualifikimin në Euro 2012 dhe Botërorin 2014. Gjatë karrierës se tij, Hiddink ka drejtuar klube me emër si Real Madrid, Chelsea por edhe Fenerbahce, çka mund ta ndihmojë të përshtatet edhe më shpejt me futbollin turk.
Shtuar më 16/02/2010, ora 04:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori