Hierro "bekon" Varanen: I mrekullueshëm
Fernando Hierro, një prej ikonave të Real Madrid, ka qënë të mërkurën në "Santiago Bernabeu" për të ndjekur klasiken e parë të gjysëfinaleve të Kupës së Mbretit Real Madrid-Barcelona. Mbrojtësi, i cili me "Los Blancos" ka fituar 3 Champions League, 5 La Liga dhe 2 Botërore Klubesh në 600 ndeshje të luajtura, e ka shijuar në maksimum ndeshjen por ai që i ka lënë më shumë përshtypje ka qënë mbrojtësi francez Raphael Varane.

Varane ishte edhe autor i golit të barazimit për Realin, çka dhe solli shumë lëvdata nga yje të futbollit.

"Ka kontroll të mirë të topit, është i shpejtë, dominon në lojën në ajër dhe di të shënojë. Është shumë i mirë", deklaroi Hierro për Varanen. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2013, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori