Hierro: Kemi respekt për Portugalinë, por duam të fitojmë
Pëlqej
Në konferencën për shtyp përpara derbit iberik, numri 1 i stolit të Spanjës, Fernando Hiero vlerësoi maksimalisht Portugalinë megjithatë shfaqi të gjithë besimin që ka te skuadra e tij.

“Kemi shumë respekt për skuadrën që është kampione e Evropës në fuqi. Ata kanë në përbërje një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një trajner me shumë eksperiencë”, tha Hierro.

“Megjithatë unë kam besim te futbollistët që drejtoj dhe mendoj se jemi në një moment të mirë. E kemi shumë të qartë atë çfarë duam”, shtoi ai.

“A do të jetë kjo një finale? Kemi 3 finale sfidën ndaj Portugalisë dhe ndeshjet ndaj Marokut dhe Iranit”.

“Do të bëjmë pak ndryshime. Kemi 2 javë përgatitje që punojmë me një koncept loje. Është e pamundur të ndryshosh, pasi po luajmë mirë prej shumë kohësh”, përfundoi Hierro. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori