Hierro: Nuk do ia falja vetes nëse i thoja jo Spanjë
Pëlqej
Trajneri i ri i Spanjës, Fernando Hierro, doli këtë pasdite në konferencë për shtyp, për të shpjeguar faktin pse pranoi këtë detyrë, një ditë para fillimit të Botërorit në Rusi.

"Kisha tre mundësi, ta refuzoja këtë detyrë, të largohesha, ose të isha i pranishëm në organikë. Zgjodha këtë të tretën, pasi nuk mund të braktisja lojtarët dhe federatën. Nuk do ia falja vetes nëse thosha jo. Nuk duhet të shohim pas se çfarë ndodhi. Duhet të mendojmë për Botërorin tani", tha fillimisht ish-lojtari i Realit.

Kur u pyet nëse ishte i drejtë vendimi për shkarkimin e Lopeteguit, Hierro u përgjigj: "Presidenti foli për këtë temë. Nuk ka vlerë mendimi i të tjerëve, duhet të kthejmë faqe. Nuk duhet të rrimë e të mendojmë vetëm tek një gjë, por të mendojmë për futbollistët. Nuk mund të flasim vetëm për një temë sepse do të na humbasë përqendrimi që duhet ta kemi te Portugalia", deklaroi Hierro. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori