Higuain alarmon Milanin, ka probleme me "flexor"
Trajneri i Milanit, Rino Gattuso ka folur para përballjes që e pret ditën e nesërme kundër Empolit.

Milan vjen pas dy barazimeve kundër Cagliari dhe Atalanta, dhe këtë radhë trajneri Gattuso dëshiron të ringjallë fuqitë e ekipit.

Por nga ana tjetrë duket se ylli i skuadrës i sapoardhur këtë sezon, Gonzalo Higuain, ka probleme muskulare në zonën e "legenit".

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Milanit ku ndër të tjera tha: “Gonzalo ka pak probleme me “flexor”, nesër do ta vlerësojmë atë”.

Gattuso kthehet edhe te problemet e ekipit në muajt e fundit:

“Ne jemi shprehur me futboll të mirë, por nganjëherë kjo rezulton pa rezultatet e duhura. Ne duhet të lëmë mënjanë zemërimin dhe të gjejmë paqe me veten, duhet të flasim sa më pak të jetë e mundur. Fytyrat si në depresion janë të padobishme”. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori