Higuain apo Aguero? Tifozët zgjedhin "El Pipita"
Gonzalo-Higuain
Merkatoja e Real Madrid? Tifozët e kanë bërë tashmë. Një sondazh i publikuar në kanalin iberik "Interconomia", ku mbështetësit e madrilenëve pyeteshin nëse duhet mbajtur Gonzalo Higuain apo duhet të vijë Sergio Aguerro, ka dhënë këto rezultate:

61% e votuesve kanë zgjedhur Higuain ndërsa 31% i mbetur preferonte Sergio Aguerron, vota të cilat mund të kenë ardhur më pak për Kun për shkak se dikur ka qënë lojtar i Atletiko Madrid.

El Pipita Higuain pëlqehet prej kohësh nga drejtues të Juventus dhe ky popullaritet i tij në Madrid pritet të vështirësojë ardhjen e tij në Torino. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2012, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori