Higuain dhe Jorginho mposhtin Fulhamin (VIDEO)
Chelsea ka fituar me rezultatin 2-1 në fushën e Fulham-it, duke ruajtur ritmin e skuadrave kryesore të Premier League në luftën për një vend në zonën Champions.

Gjithçka u vendos në 45 minutat e para. Fillimisht ishte Higuain që shënoi nga brenda zone pas një pasimi nga Azpilicueta në minutën e 20’-të. Gjithsesi festa e “Bluve” zgjati vetëm 7 minuta sepse Chambers barazoi shifrat në 1-1.

Rezultati ndryshoi sërish në minutën e 31’-të me Jorginho që shënoi një gol të bukur nga jashtë zone, pas një asisti të Hazard. Belgu bëhet lojtari i tretë që ka kapur shifrën e 50 golave dhe 50 asisteve në Premier League.

Në fraksionin e dytë shifrat mbetën të pandryshuara edhe pse Fulham desh barazoi shifratminutën e fundit të kohës së rregullt, por Kepa arriti të pritë gjuajtjen e Mitrovic nga afër portës. Në minutën e tretë shtesë, Fulham arriti të shënojë golin e barazimit, por u anulua për pozicion jashtë loje nga arbitri anësor.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 56 pikëve, një më pak se Arsenal e dy më pak se United, por ka një ndeshje më tepër për të zhvilluar.
Shtuar më 03/03/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori