Higuain: Ekip dhe trajner i madh, Insigne: Rradha e Milanit
Protagonist absolut me golin, por dhe kartonin e kuq që me kundërsulmin e tij i mori portierit të Borussia Dortmund, Roman Weidenfeller. Gonazalo Higuain është lideri i këtij Napoli. "Një fitore shumë e rëndësishme ndaj një rivali që luajti në finale sezonin e shkuar dhe vinte nga 5 fitore radhazi në kampionat. Goli im ishte i rëndësishëm se zhbllokoi ndeshjen. Kam gjetur një skuadër dhe trajner të madh te Napoli", është shprehur ish sulmuesi i Real Madrid.

"Fitore morali para sfidës me Milanin": Lorenzo Insigne e shpërbleu besimin e Rafa Benitez me një supergol dhe shkëndijat që dha në krah të majtë gjatë gjithë ndeshjes.

"Mendoj se bëra një gol të shkëlqyer dhe jam i lumtur për këtë fitore që na jep besim në prag të transfertës me Milanin. Ndieja që isha gati për të qenë titullar, por edhe po të kishte luajtur Pandev, do kishte bërë një ndeshje të madhe", u shpreh talenti napolitan. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2013, ora 17:49
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e AC Milan në Albeu
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e SSC Napoli në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori