Higuain është një lojtar i madh
Trajneri i Real Madridit, portugezi Hoze Murinjo është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Espanyolit. "Los Blancos" të dielën mbrëma në udhëtim mundi prej 4:0, Espanyolin, në kuadër të La Ligës.

Eksperti portugez është ndarë i kënaqur me lojën e të përzgjedhurve të tij, sidomos me lojën e sulmuesit Higuain, i cili shënoi tregolësh në këtë sfidë.

"Higuain është lojtar i madh. Ai bëri punë të mirë, sikurse Kristinao Ronaldo. Të jem i sinqertë e gjithë skuadra ka funksionuar mjaft mirë në këtë ndeshje", ka thënë portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori