Higuain fiton trofeun e parë në Milano
Gonzalo Higuain është “nderuar” nga emision italian “Striscia la Notizia” me “Tapirin e Artë”, që është një vlerësim satirik. Sulmuesi i Milan është përzgjedhur “fitues” për penalltinë e humbur dhe kartonin e kuq të marrë kundër Juventus. “Pipita”, i ndalur në Milano nga gazetari Valerio Stafeli, ka shpjeguar atë që ka ndodhur në fushën e lojës.

“Kështu kanë shkuar gjërat… këtë karakter kam”. Gazetari e ka pyetur më pas: “Çfarë ndodhi kur shkuat në dhomat e zhveshjes? Çfarë bëri Gatuzo? Ju rrahu?”.

Higuain u shpreh: “Jo, por jam shumë i lumtur për mbështetjen që kam marrë nga tifozët e Milan, klubi dhe shokët e skuadrës. Kjo gjë më bën të ndihem krenar”.

Stafeli e ka ngacmuar sulmuesin edhe në lidhje me deklaratat e bëra nga Mateo Salvini, ministri i Brendshëm italian dhe tifoz milanist, i cili ka thënë se ndihej i turpëruar për sjelljen e lojtarit. “A e ke në rregull lejen e qëndrimit?”, ka qenë pyetja e gazetarit.

Higuain ka konfirmuar se gjithçka ishte në rregull dhe më pas ka kujtuar herën e parë që ka marrë “Tapirin e Artë”: “Në Torino më ka sjellë fat, kam filluar të shënoj pasi e mora”.

Staffelli e ka mbyllur intervistën me një këshillë: “Herën tjetër që do të shënosh, trego muskujt e barkut, sepse nuk mund t’i ketë vetëm CR7”
Shtuar më 14/11/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori