Higuain i ofrohet Interi, Morotta replikon, "Jo"
Bardhezinjtë po kërkojnë një blerës për Higuain, që duket se nuk do të vazhdojë dot aventurën e tij te Chelsea. Lajmi është bërë public nga mediat italiane, por konfirmimi ka mbërritur edhe nga ato spanjolle.

Kështu, është pikërisht "Marca" ajo që në versionin e saj argjentinas në rrjet, rrëfen të njëjtën histori: "E ardhmja e sulmuesit argjentinas është e paqartë. Kartoni i Higuain zotërohet nga Juventus, por futbollisti është në huazim te Chelsea deri në qershor".

"Zonja e Vjetër kërkon një klub të përshtatshëm për sulmuesin argjentinas, pasi nuk e konsideron atë të dobishëm, as për të ardhmen e Bluve të Londrës dhe as të vetë bardhezinjve. Për këtë motiv Higuain i është ofruar Interit", shkruan "Marca".

"Nuk ka vonuar përgjigja e administratorit të deleguar të zikaltërve, Giuseppe Marotta, i cili ka replikuar me një "jo"të prerë, kur u pyet nëse i interesonte argjentinasi. Ndonëse te Inter mendohet lamtumira e Icardit, drejtuesi zikaltër nuk mendon kurrsesi ta zëvendësojë atë me El Pipita", vijon artikulli në median spanjolle.

Gjithçka komplikohet edhe më shumë për argjentinasin Higuain, pas dështimit te Milan e së fundmi edhe te Chelsea. Ajo që vështirëson gjithçk është edhe çmimi i lartë i kartonit të sulmuesit, që tashmë në moshën 32-vjeçare nuk premton shumë dhe as nuk mund të rishitet në shifra të larta. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori