Higuain: Kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur sa te Juventusi
Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka dhënë një intervistë për gazetën italiane "La Stampa" duke komentuar sfidën e radhës në Champions me Porton dhe momentin mjaftë të mirë që po kalon në Itali.

"Kam luajtur disa herë ndaj tyre me Napolin, dhe na kanë eliminuar në Europa League. Kanë një stadium të bukur, dhe një ekip që luan shumë fortë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm.

Juventusi? Të jesh fitues është e vetmja gjë që ka rëndësi në futboll. Kjo nuk është një frazë në eter, por shembulli më i qartë dhe thelbi i ekzistencës së Juventusit. Një klub ku shqetësohesh vetëm për të luajtur e fituar. Kjo është një gjë e rëndësishme. Ndihem shumë i lumtur me dashurinë që këmbej nga fusha me shokët e skuadrës, tifozët, klubin, qytetin.

Të luash në Juventus Stadium është diçka spektkoalar. Para se të futesh në fushë sheh fotot e Platini, Baggio, Zidane, Del Piero dhe thua: me të njëjtën fanellë dhe të mos jap maksimumin?", u shpreh Higuain.



Shtuar më 21/02/2017, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori