Higuain: Milan do t’a shtyp Interin
milan2
Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain ka theksuar në prag të derbit me Interin se kuqezinjtë do të fitojnë edhe pse nuk do të jetë shumë e lehtë.

“Unë jam këtu tani dhe mendoj për fitoret këtë vit, nuk mund të pres tri vite. Duhet të jemi të vetëdijshëm se mund të fitojmë diçka tashmë, këtë sezon, sepse Milani i ka mjetet për ta bërë këtë.

Dhe, nëse nuk kemi sukses, do të shohim një Milan tjetër. Ne duhet t’i bëjmë tifozët të kuptojnë se jemi në gjendje për një sezon të mirë. Në derbin ndaj Interit pranojmë vetëm fitore asnjë rezultat tjetër”, tha Higuain. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori