Higuain mund të shkuajë historinë për Milanin në derbi
Pëlqej
Gonzalo Higuain mund të bëhet argjentinasi i parë që do shënonte për Milanin në Derby della Madonnina ndaj Interit.

Derby della Madonnina, asnjë lojtar argjentinas nuk ka arritur ta gjej rrjetën me fanellën kuqezi.

Interi sigurisht që nuk ka problem në këtë aspekt, pasi kapiteni Mauro Icardi shënoi një hat-trick ndaj Milanit në sezonin e kaluar.

Të vetmit dy lojtarë të Milanit që arritën të shënonin në Madonnina ishin Ernesto Cucchiaroni dhe Ernesto Grillo, por në një takim të Coppa Italia në qershor të 1958.

Higuain është i etur për ta thyer këtë tabu, sidomos pasi ai ka një rekord shumë të mirë kundër Interit, duke shënuar gjashtë gola në 11 takime ndaj tyre.
Shtuar më 21/10/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori