Higuain një katastrofë, çdo gol i ka kushtuar Milanit më shumë se 2 milion euro
Gonzalo Higuain po kalon orët e tij të fundit te Milani pasi është shumë pranë transferimit te Chelsea, megjithatë për të kuptuar që transferimi i tij te kuqezinjtë ka qenë një dështim i madh, mjafton tu hedhësh një sy statistikave.

I blerë në verë mes entuziazmit të tifozëve për të udhëhequr skuadrën drejt vendit të katërt dhe kualifikimit në Champions League, Higuain ka lënë në baltë Milanin për të vazhduar karrierën e tij në Angli.

Shifrat e Higuain te Milan

Higuain i ka kushtuar Milan-it 17.5 milionë euro në 6 muaj

Ka shënuar 8 gola në 22 ndeshje, ecuria më e keqe nga momenti i zbarkimit në Itali, në verën e 2013-ës.

6 gola në 15 ndeshje të kampionatit

2 gola në Europa League, kundër Olympiacos dhe Dudelange

3 ndeshje të humbura (plus aktivizimi i pjesshëm në Superkupë për shkak të temperaturës)

1 penallti e gabuar

1 karton i kuq

Çdo gol i shënuar nga Higuain i ka kushtuar Milan-it 2.187.500 euro

795 mijë euro për çdo ndeshje të luajtur

9.403 për çdo minutë të kaluar në fushë

Shtuar më 17/01/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori