Higuain: Nuk jam penduar kurrë që u largova nga Napoli
Është rikthyer të flasë Gonzalo Higuain. Ish-sulmuesi i Milan, tashmë te Chelsea në formë huazimi, me të drejtë blerje në fund të sezonit nga Juventus, në një intervistë dhënë për "ESPN" ka komentuar edhe një herë vendimin e tij për tu larguar nga Napoli.

"Nuk jam penduar dhe kurrë nuk do të pendohem që u largova nga Napoli. Kanë kaluar disa vite tashmë, çdo kusht të mendojë atë që dëshiron, unë jam i bindur se kam bërë zgjedhjen korrekte", deklaroi Higuain.
Shtuar më 21/04/2019, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori