Higuain: Nuk penduar aspak që zgjodha Juventusin
Gonzalo Higuain po kalon një tjetër sezon fantastik, por tashmë me fanellën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas po shënon rregullisht në kampionat, duke ndihmuar bardhezinjtë drejt kampionatit të 6-të radhazi. "El Pipita" ka folur fjalë të bukura dhe për Napolin.

“Rikthimi në “San Paolo” do të jetë special për mua. Kam kaluar tre vite shumë të bukura në atë stadium dhe në qytetin e Napoli. Napoli është në zemrën time dhe do të qëndrojë përgjithmonë, por te Juventus jam i lumtur.

Jam i bindur më shumë se kurrë që bëra mirë që zgjodha këtë skuadër. Për një futbollist gjendja shpirtërore dhe psikologjike është shumë e rëndësishme dhe unë e ndjej se te Juvja po përmirësohem edhe më tej si futbollist", tha rgjentinasi.


Shtuar më 25/02/2017, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori