Higuain: Për nënën isha afër braktisjes së futbollit
Pëlqej
Sulmuesi Gonzalo Higuani, i intervistuar nga TNT Sports, ka treguar një histori të dhimbshme në jëtën e tij private.

Futbollisti ka rrëfyer se kohë më parë është përballur me shumë vështirësi dhe një nga këto ka qënë sëmundja e nënës së tij, ku lojtari thotë se ka qënë gati që të heq dorë nga futbolli për tu kujdesur për të.

“Sëmundja e nënës sime ishte një gjë e tmerrshme, isha afër largimit nga futbolli" ka rrëfyer Higuain.

"Ajo më solli në jetë dhe për të do lija gjithçka, por vazhdova, sepse ajo më tha të mos e braktisja, futbollin pasi e kisha në zemër" përfundoi lojtari. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2018, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori