Higuain rikthehet në Torino, Juventusi merr vendim për argjentinasin
Higuain do të rikthehet te Juventusi pas huazimit të Chelsea.

Sulmuesi argjentinas është një nga lojtarët e preferuar të Sarrit dhe në ditët e ardhshme pritet të mbërrijë në Torino.

Sipas "Sky Sport", drejtuesit e klubit do të mbajnë një takim me sulmuesin për të vendosur përfundimisht të ardhmen e tij. Dëshira e lojtarit është që të qendrojë në Torino duke u bashkuar sërish me Sarrin, por do të jenë drejtuesit bardhezinj ata që do të vendosin për të ardhmen e tij.
Shtuar më 22/06/2019, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori