Higuain rikthehet te Juventusi? Flet vëllai i argjentinasit
Gonzalo Higuain është i huazuar te Chelsea por blutë nuk mund ta blejnë dot teksa iu bllokua merkato nga FIFA deri në qershor të viti 2020, shkruan Albeu.com.

Kështu ai pritet të rikthehet te Juventusi ku tashmë me ardhjen e Sarrit i cili pritet të firmosë për bardhezinjtë, e ardhmja e Higuain mund të marrë kthesë dhe të qëndrojë te Juventusi.

Por, Nicolas Higuain, vëllai dhe agjenti i lojtarit të Juventusit thekson:

"Me gjithë respektin e duhur për skuadrat e tjera e Serisë A, nëse qëndron në Serie A, është vetëm për Juventusin, është çështje zgjedhje personale dhe profesionale, përfundoi vëllai i Gonzalo Higuain. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2019, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori