Higuain: Sarri di të marrë më të mirën nga unë
Gonzalo Higuain është shprehur i emocionuar kur ka folur për trajnerin e tij aktual, Maurizio Sarri.

Sarri është trajneri që merr më të mirën nga unë, si lojtar” ka thënë ai pas ndeshjes së fundjaves.

“Ai është dikush që di të punoj me mua, edhe në fushën emocionale. Sezoni 2015/16 ishte i mrekullueshëm, sezon në të cilin theva rekordin e golave, që ishte shumë i rëndësishëm në Itali” ka thënë më tej ‘Pipita’.

“Jam i lumtur të punoj me të përsëri, në një skuadër të madhe, që ka histori dhe shokë të mrekullueshëm” ka thënë ndër të tjerash ai.

Higuain dhe Hazard ishin ata që me nga dy gola i siguruan fitoren skuadrës së tij kundër Huddersfield Town. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2019, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori