Higuain te Chelsea? Sarri nuk jep përgjigje
Pëlqej
Në konferencën për shtyp para të derbit ndaj Arsenalit, Maurizio Sarri nuk mund të mos pyetej dhe fliste për merkaton, në veçanti Gonzalo Higuain: "Sa afër Chelseat është Gonzalo? Nuk e di, dua të jem dhe unë i qartë, por nuk ju ndihmoj dot.

Fola me Marinën Granovskia dy javë më parë, i thashë se dua të përmirësoj ekipin dhe ta fuqizoj. Kam besim, e di që Marina është duke punuar fort dhe nuk di asgjë për merkaton. Nuk i telefonoj çdo natë, pasi nuk dua të shpenzoj energjitë e mia mendore për merkaton, por fushën.

Fabregas? Kemi nevojë për një zëvendësues, Marina e di se çfarë mendoj".

Morata? "Nuk e di a do të luajë por po stërvitet. Për të është moment i vështirë, sepse normale kur ka zëra merkatoje".
Shtuar më 18/01/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori