Higuain-Torres, dyshja që ëndërron Wenger
Fernando Torres përkrah Gonzalo Higuain. Është kjo, sipas "Sunday Mirror", dyshja që ëndërron për sulmin e Arsenal Arsene Wenger. Interesi i "Topçinjëve" për sulmuesin argjentinas është i ditur tashmë, ndërkohë që ditë më parë vëllai-menaxher i "El Pipita" tregoi se sulmuesi është shumë pranë transferimit në Londër.

Por e reja është interesi i teknikut francez për sulmuesin spanjoll të Chelsea, të cilin Jose Mourinho është i gatashëm ta lerë të largohet për ti hapur vendin Edinson Cavanit. Torres do të flasë me "Special One" javën e ardhshme dhe Arsenal është gati të bëjë ofertën e duhur për ta sjellë "El Nino" në Emirates Stadium.

Por mos harrojmë që Wenger është në pritje edhe të të rejave nga Manchester United në lidhje me sulmuesin Wayne Rooney. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2013, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori