Higuain tregon edhe një herë momentin e vështirë pas finales së Botërorit në 2014-ën
Gonzalo Higuain në një intervistë për gazetën spanjolle Marca ka treguar një prapaskenë shumë interesante të karrierës së tij.

Gjithçka lidhet me humbjen në finalen e Kupës BotësBotës Brazil 2014, ku në sfidën mes Argjentinës dhe Gjermanisë El Pipita u bë protagonist negativ duke humbur një mori me raste përpara portës së mbrojtur nga Manuel Neuer.

"Kisha vendosur të tërhiqesha nga futbolli pas asaj ndeshjeje, ishte mamaja ime ajo që më bëri të ndryshoja ide. Nëse do të varej vetëm nga unë me siguri do ta kisha mbyllur me futbollin e luajtur", theksoi Higuain, i cili aktualisht është nën kontratë me Juventusin por me siguri do të largohet nga bardhezinjtë në merkaton e verës, edhe pse ka edhe 1 vit tjetër kontratë.
Shtuar më 26/04/2020, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori