Higuain tregon kush e bindi të transferohet te Milani
Ka qenë njeriu i ndeshjes në Europa League, në ndeshjen e fituar 1-0 nga Milani kundër Dudelange. Tani, Gonzalo Higuain është kthyer të komentojë transferimin e tij te Milan.

“Të jesh te Milani është diçka që të bën të ndihesh krenar. Shpresoj t’ia shpërblej besimin që më kanë treguar të gjithë. Ndihem shumë optimist për këtë aventurë të re”, ka thënë “El Pipita”.

“Më ka bindur Leonardo dhe trajneri. Kjo skuadër mund të bëjë gjëra të mëdha, ka karakteristikat e duhura për të nxjerrë edhe më të mirën nga unë, për ta kthyer Milanin sa më lart të jetë e mundur”, shtoi argjentinasi.

Në lidhje me Gattuson: “Ka folur pak me mua, por njohim historinë e tij, ka fituar një Botëror. Është një nder i madh për mua të punoj me të. Klubi ka një projekt solid: jam shumë i lumtur që jam këtu. Do ta kem shumë të vështirë të thyejë rekordin tim të golave, por jemi vetëm në fillim të sezonit”.

Higuain ka folur edhe për objektivat: “Dua t’i bëj të lumtur tifozët dhe klubin, që më ka dhënë besim dhe mundësin për të fituar diçka të rëndësishme me këtë fanellë”, ka përfunduar Higuain.

Shtuar më 21/09/2018, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori