Higuain tregon të vërtetën e largimit nga Juventusi
Gonzalo Higuain ka konfirmuar se Juventusi e përzuri atë gjatë kësaj vere, por ka insistuar duke thënë se ende ka dashuri për klubin.

“Ata morën Ronaldon. Vendimi për t’u larguar nuk ishte i imi, dhashë gjithçka për Juventusin dhe fitova shumë tituj”, ka thënë Higuain.

“Pas blerjes së Cristianos, klubi më tha që unë nuk mund të qëndroj. Opsioni më i mirë për mua ishte Milani”.

“Ndjej ende dashuri për Juventusin sepse ata më trajtuan mirë, bashkëlojtarët dhe fansat më trajtuan shumë mirë, mirëpo nuk kërkova asnjëherë largimin”, deklaroi argjentinasi. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori