Higuain-Zapata i paraprijnë duelit në Serie A? (VIDEO)
Gonzalo Higuain mund të jetë top-playeri që Juventus por kërkon prej dy vitesh tashmë. Dje, në përballjen mes Argjentinës dhe Kolumbisë, e vlefshme për Eleminatoret e "Brazil 2014" sulmuesi argjentinas pati një përplasje me një kundërshtar të mundshëm në Serie A, mbrojtësin kolumbian të Milan Cristian Zapata.

Higuain bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj portierit mik, çka irritoi Zapatan, por "Pipita" as atë nuk e la mangut. Karton i kuq për të dy. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2013, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori