"Higuaini është Ronaldo i Milanit"
Pëlqej
Davide Calabria ka thënë se Gonzalo Higuain është duke kaluar në një kohë të vështirë momentalisht, mirëpo sipas tij ai është ‘Cristiano Ronaldo’ i kuqezinjve.

Higuain ka shënuar gjashtë gola në këtë stinor me Milanin, dhe vazhdon të spekulohet për një largim të mundshëm drejt Chelseat.

“I kam thënë agjentit tim se nuk kam parë ndonjë sulmuesi si Higuaini. Ai është shumë i mirë dhe gjithmonë ka bërë mirë kudo që ka qenë”, tha mbrojtësi i Milanit.

“Ai është në një moment të vështirë, gjë që ndodh, mirëpo ai është Ronaldo ynë, duke na dhënë prestigj dhe diçka më shumë në gjeneral”, deklaroi Calabria. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori