Higuani sërish jashtë Argjentinës
Pëlqej
Gonzalo Haugini ka ngelur sërish jashtë Argjentinës dhe kjo për shkak të Jorge Sampaoli.

Ai është shprehur se sulmuesi i Juventusit nuk ka nevojë të “dëshmojë asgjë”.

Higuain nuk është ftuar nga Argjentina që nga fitorja 1:0 kundër Brazilit në miqësoren e qershorit, ndeshja e parë e Sampaolit pas largimit të Edgardo Bauza.

29 vjeçari nuk po kalon nëpër një formë të mirë ku ka shënuar vetëm katër gola në 12 paraqitje.

Por, trajneri i Argjentinës thotë se ish sulmuesi i Realit nuk ka nevojë që t’i dëshmojë diçka atij shkruan Ekspress.

“E kam në mendje Higuain, e di shumë mirë se çfarë mund të bëjë ai. Nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë. Do të jetë në dorën tonë që të vendosim nëse do të thirret për Kupën e Botës apo jo”, deklaroi Sampaoli.
Shtuar më 20/10/2017, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori