Hija e Mourinhos mbi stolin e Ancelottit
Zërat që nisen nga Spanja, ku tensionet mes Jose Mourinhos dhe drejtuesve të Real Madrid tashmë nga aludime janë kthyer në provë, profilizojnë lëvizje interesanter për qershorin. Sipas të përditëshmes franceze Le Figaro, ish trajneri i Interit i ka dhënë mandatin prokurorit të tij Josrge Mendez për ti gjetur një klub të ri në fund të sezonit. Dhe këty hyn në lojë Paris Saint Germain që është gati të vërë në tavolinë një ofertë stratosferike.

Ofertë që siç shkruan "Le Figaro" i përshtatet ambicieve të klubit dhe familjes mbretërore te Katarit q ë disponon fonde të jashëtzakonshme financiare. Pikërisht ajo që duhet për të konrektizuar një operacion që bëjet më i thjeshtë vec të tjerave dhe nga raporti I miqësisë që lidh Mourinhon ne presidentin e PSG, Nasser Al Khelaifi. Por më parë duhet përballur me pozicionin e Ancelottit, që ka në dorë një kontratë që zgjat dhe një vit e gjysmë, por që "Le Figaro" e vë nën procez duke theksuar se në momentin kur hapet debati mbi metodat e italuiant dhe mungesën e rezultateve të skuadrës së tij, martesa mes PSg dhe Mourinhos duket ideale.

Dhe me Mourinhon ndoshta do të shkonte në kryeqytetin francez dhe Cristiano Ronaldo që ka të njëjtin menaxher dhe për të cilin psg mund të ofrojë 125 milionë euro.

Hija desatabilizuese e Mourinhos zgjatet mbi stolin e Ancelottit të nesërnmen e eleminimit të paris sent germain nga Kuipa e Ligës, ku rezultoi fatal gabimi i Thiago Silvas në goditjet e penalltive por dhe një nmbrëmje hjo për Ibrahimoviç para portës me kryeqtetasit që nuk arritën të fitojnë ndaj Saint Etienne që pas triumfit në park de princes është kthyer brenda një muaji në "macen e zezë" të Ancelottit. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2012, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori