E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Hija e PSG-së mbi Mancinin, gati zëvëndësuesi
Roberto Mancini e ka deklaruar: vitin e ardhshëm Interi i tij do të luftojë për titullin kampion. Por kjo nëse do të vazhdojë të qëndrojë në krye të stolit zikaltër pasi sipas asaj që shkruan "TuttoSport", Paris Saint Germain ka filluar të lëvizë.

Klubi transalpin nuk do të vazhdojë me Laurent Blanc dhe është pikërisht Mancini tekniku që duan drejtuesit e skuadrës.

Por favoriti për stolin e PSG-së në nuk është italiani, por Diego Pablo Simeone, ndërsa në rast largimi të Mancinit Interi e ka gati pasardhësin: Sinisa Mihajloviç.


Sipas drejtuesve zikaltër, serbi është njeriu ideal për të vazhduar projektin që po nis Roberto Mancini. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2015, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori