Hila shpresh respekt për Lushnjen: Po respekton kampionatin
Pëlqej
Ardit Hila me golin e tij nxiti ekipin për përmbysje në “Roza Haxhiu”. Futbollisti elbasanas, deklaroi pas ndeshjes se gara për mbijetesë do të jetë e fortë deri në fund.

“Ishte një fitore e vështirë, pasi Lushnja po respekton kampionatin, por ne treguam karakter duke përmbysur rezultatin. Në mungesë të Çyrbjes unë jam zëvendës-kapiten. Jemi afruar me Vllazninë dhe kemi elementë të mirë në ekip. Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet të ndihmojmë më të rinjtë."

"Mbijetesa? Garë është shumë e fortë. Lushnja është thuajse e rënë por po respekton kampionatin duke luajtur fort kundër çdo kundërshtari.” tha Hila pas ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori