“Hile dhe padrejtësi”, Barcelona pa asnjë tifoz në Madrid
Barcelona tashmë mësohet se do detyrohet të shkojë në Madrid pa asnjë tifoz me vete.

Kjo pasi situata është në kulmin e “luftës” për pavarësi dhe mes polemikave pa fund.

Në fakt, në Spanjë nuk e kanë traditë udhëtimin jashtë fushe, por gjithsesi tifozët e Barcelonës mund të ishin disa qindra në stadiumin e ri të Atletikos, “Wanda Metropolitano”.

Tani mësohet se asnjë biletë nuk është vënë në dispozicion të Barcelonës, edhe pse me rregullore i takonin mbi 3.000 bileta. Në fakt, Atletiko nuk u jep aq shumë klubeve spanjolle, sepse në dy ndeshjet e para të kampionatit në stadiumin e ri Malaga e Sevilja morën vetëm 194 bileta për tifozët e vet, por 0 bileta është diçka unike, që nuk ka lidhje me sportin shkruan Sportekspress.

Barcelona ka njoftuar se nuk do të ketë tifozë me vete për shkak të një “gabimi logjistik”, një justifikim fëminor për të thënë që “në Madrid nuk duhet të vijë askush, për të evituar trazirat e mundshme në këtë moment delikat në Spanjë dhe Katalunjë”.
Shtuar më 05/10/2017, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori