Hipoteza e fundit në Itali, Gattuso zëvendësohet nga Reja
Gennaro Gattuso nuk po bind drejtuesit e Napolit me paraqitjet e bëra këtë sezon. Skuadra vijon të ketë luhatje dhe kjo mund t’i kushtojë pankinën trajnerit italian. Presidenti De Laurentis po mendon që tani për pasardhësin e ish-lojtarit të Milanit dhe sipas "dailynews24.it" i vetmi që mund të shpëtojë të kaltrit në këtë gjendje është Edi Reja.

Itali hedhin hipotezën e fundit për trajnerin e Kombëtares shqiptare, teksa raportohet se 75-vjeçari është i gatshëm të drejtojë Napolin deri në fund të këtoj sezoni, por njëkohësisht të mbajë edhe postin e kreut të pankinës te kuqezinjtë. Reja ka një lidhje të veçantë me skuadrën italiane, të cilën e ka drejtuar për vite me radhë duke e sjellë edhe në Serie A, por drejtimi i dy ekipeve njëkohësisht duket një sfidë e vërtetë për trajnerin 75-vjeçar dhe duket e vështirë të realizohet.


Shtuar më 26/01/2021, ora 22:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori