Hiqet penalizimi i pikëve për Parman në sezonin e ri të Serie A
Tashmë është bërë zyrtar vendimi i Gjykatës së Apelit për çështjen “Parma”.

Klubi italian u dënua me heqje të 5 pikëve në sezonin e ri dhe një dënim për sulmuesin Emanuele Kalaio me 2 vite skualfikim nga aktiviteti futbollistik.

Kështu apeli e ka kthyer në favor të Parmës çështjen, ku nuk do të ketë dënim për klubin ata do të vazhdojnë të luajnë në Seria A duke e nisur me pikë të barabarta me skuadrat e tjera pa penalizim ndërsa për sulmuesin nga 2 vite pezullim do të bëhet vetëm një.
Shtuar më 09/08/2018, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori