"Hiqni këpucët nëse e doni Tottenham" (VIDEO)
Një kor i tifozëve të Tottenham ka tërhequr vëmëndjen e të gjithës botës së futbollit. Gjatë një ndeshjeje mes të rinjve të "Gjelave" dhe Arsenal, tifozët e Tottenham kanë brohoritur: "Hiqni këpucët nëse e doni Tottenham".

Thirrja është dëgjuar nga të gjithë, të cilët me këpucë në duar kanë vijuar me "Çohuni nëse e doni Tottenham" ose "Ktheuni pas", me këtë të fundit që të kujton Macarena-n e famshme.

Për herë të parë këto kore janë hedhur nga tifozët e Newcastle në vitin 2006 dhe janë me të vërtetë shumë spektakolarë. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori