Histori për Aston Villa, nuk regjistronte këtë fillim kampionati që 90 vite më parë
Aston Villa po befason të gjithë në fillim të sezonit të ri në Premierligë.

Kjo skuadër ka luajtur katër ndeshje që nga fillimi i kampionatit anglez dhe ka regjistruar të njëjtën numër fitoresh. Ata siguruan fitoren e fundit dje kur mposhtën Leicesterin 1:0 në shtëpi.

Aston Villa nuk e mban mend një fillim të tillë që nga sezoni 1930/1931. Villa me katër fitore nga katër ndeshje është e dyta në tabelë, lider është Everton por skuadra e Ancelotti ka një ndeshje më shumë.

Kjo do të thotë se ky ekip ka startin më të mirë në Premierligë edhe pas 90 vitesh, mbresëlënëse! Fitorja e djeshme erdhi falë një goli në minutat e fundit nga Barkley.
Shtuar më 19/10/2020, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori