Histori prekëse, babai i Behrami tregon vuajtjet pas largimit nga Kosova
Pëlqej
Valon Behrami është një nga futbollistët më luftarak të kombëtares së Zvicrës. 33-vjeçari i lindur në Mitrovicë edhe në sfidën ndaj Brazilit ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë duke ndalur Nejmarin.

Në një interevistë për median zvicerane “Blick.ch”, babai i Valonit, Ragip Behrami, ka rrëfyer të gjitha vuajtjet dhe emigrimin e tij drejt Zvicrës.

Valoni ishte 4 vjeç e gjysëm, kur babai i tij së bashku me mamanë dhe me motrën u larguan nga Kosova. “Ne patën qindra fotografi të fëmijëve, të gjitha fotografitë u dogjën. Bomba ra në shtëpinë tonë”, e nis rrëfimin e tij Ragipi.

Ai më pas tregon për strehimin në komunitetin jugor Ticino Stabio. “Kam marrë para nga komuniteti për 3 muaj. Por kjo ishte turp për mua. Doja të punoja. Valoni ishte një nxënës i mirë. Ai nuk rinte një minutë ulur. Gjithmonë donte të shkonte lart e poshtë. Por ishte një student i mirë dhe inteligjent. Në vitin 1998 duhet të largoheshim nga Zvicra.

“Unë u përpoqa të mos e lija Valonin. Nuk mundeshim të ktheheshim në Kosovë. Ishim duke menduar për të lëvizur në Gjermani ose Suedi. Papritur na ndihmoi , Aleks Pedraxini nga Këshilli i Shtetit në Ticino, pasi djali i tij luante me Valonin tek moshat. Pas shumë peripetsirash u lejuam të qëndronim”, tregon babai i Behramit. /albeu.cm/
Shtuar më 17/06/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori