HISTORIA/ Njihuni me idhullin e ri të City-it, Gabriel Jesus
Gabriel Fernandinho de Jesus është bërë beniamini i ri i tifozëve të Manchester City-it, qëkur me golin që shënoi në ndeshjen e fundit me Swansea në min. e 93-të, ai i dha fitoren ekipit të vet, duke i sjellë edhe tri pikët aq të dëshiruara. Por, në fakt, kush Gabriel Jesus?

Ai ka kohë që mban epitetin “Nejmari i ri”, por Gabrieli është një lojtar i veçantë. Atë, prej një kohe të gjatë, e ndiqnin Barcelona dhe Reali, por thirrja e Guardiolës doli se ishte vendimtare që ai të shpërngulej në “Etihad”.

Gabriel është rritur në qytetin Zhardim Peri, ku ka jetuar deri sa mbushi 16 vjeç. Tifozët vendas, qëkur ai u bë futbollist i njohur, kanë shkruar me grafit, më gërma të mëdha, nëpër muret e këtij qyteti të vogël: “Unë edhe mund të largohem nga Peri, por Peri, asnjëherë, nuk do të më lëshoj mua!”.

Futbolli është jeta e tij, një biletë në një drejtim, drejt se ardhmes më të mirë.

“Ne luanim futboll që nga 8 e mëngjesit deri në orën 1 mbas mesnatës. Fqinjët tanë, vazhdimisht, nxeheshin me neve, madje, kishte edhe nga ata që thërrisnin policinë, nga e cila ne iknim me vrap”, tregon një shoku i tij i fëmijërisë, Rodolfo Augusto.

Gabriel Jesus ka jetuar, bashkë më familjen e tij, në bodrumin e një shtëpie dhe shokët e tij thonë se paraja e madhe që ai po fiton tani, nuk e ka prishur atë. Ai i ka mbetur konsekuent mënyrës së jetës dhe vlerave, të cilat i njohu edhe vetë Pep Guardiola.

Hoze Francisko Mamede që e ka stërvitur atë si fëmijë, kujton se Zhesusi vinte në stërvitje me këpucë futbolli të vjetra, ndërsa vinte atje (në stërvitje), pasi bënte në këmbë një orë e gjysmë, sepse nuk kishte para për biletën e autobusit. Këtë gjë ai e ka bërë gjashtë vite të plota dhe nuk mungoi në asnjë stërvitje.
Shtuar më 07/02/2017, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori