Historia prekëse e portierit të Iranit, nga kullotës bagëtish në Botëror
Portieri i Iranit ka një histori mahnistse për tu traguar.

Alireza Beiranvand, i përket një familje barinjësh që lëvizin vazhdimisht për të gjetur kullota të reja, dhe fati deshi që Alireza të ishte bari bagëtishë që në moshë fare të vogël.

Në moshën 12-vjeçare ai bashkë me familjen e tij shpërngulen dhe vendosen në një fshat të Iranit të quajtur Sarab-e Yas, ku Alireza vazhdoi pasionin e tij si portier, por hasi në kndërshtimin e të atit, pasi ky donte që Alireza të gjente një punë madje i griste edhe dorezat e portierit që ta pengonte për tu bërë futbollist.

Por Alizera nuk u dorëzua, ai braktisi familjen por jo futbollin.

Me disa para të marra borxh ai u nis drejt Teheranit, ku u taku me një trajner klubi ku në kembim që të luante me klubin i kërkoj një shumë parash por Alizera nuk kishte.

Për të zhvendosja në Teheran qe shumë e vështirë, nuk kishte as ushqim dhe as strehim dhe natën e kalonte ku të mundte.

Pas disa kohësh tregon se me disa lek të falura arriti te hajë një mengjes dhe të shuaj urinë që e kishte kapluar prej dutësh të tëra.

Më pas Alizera netët filloj ti kalonte pranë vendit ku stërvitej ekipi dhe trajneri që kishte njohur rrugës për në Teheran, ku aty një shok i kishte gjetur një punë në një rrobaqepësi në mënyrë që të mbijetonte.

Por puna në rrobaqepësi nuk i eci dhe vendosi të punoj në një lavazh ku ju caktua të lante fuoristradat nga shtatlartësia që kishte.

Fati bëri që një ditë ai të lante makinën e trajnerit twe klubit Naft-e-Tehran, ku ky i fundit i dha mundësin që të luante me klubin dhe i ofroi si vendstrehim dhomën që përdorej për tu falur.

Por jeta ishte e vështirë dhe prapë i duhej të punonte që të mbante veten, kështu që nisi punë në një patiçeri, ku e larguan shumë shpejt pasi nuk pranonte ti shërbente trajnerit të tij dhe nisi të pastrojë natën rrugët e qytetit.

Me shumë sakrifica arriti të të zërë vend në formacionin për grupmoshën U-23 të Iranit ku aty bëhet i famshëm për një pasim me dorë diku te 70 metra që kthehet në gol nga shoku i skuadrës sulmues.

Nga aty ai tashmë është zgjedhur si portier titullar për kombëtaren e Iranit në "Rusia 2018" duke ju shpërblyer i gjithë mundi dhe sakrifica që ka bërë për të arritu deri këtëu vetëm me dashurinë e madhe që kishte për futbollin. /albeu.com/



Shtuar më 02/06/2018, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori