Historike! 3 shqiptarë në 1/8-at e Champions League (FOTO LAJM)

Shkëlzen Gashi
Pëlqej
Muzika e Champions League këtë vit do të jetë më e ëmbël dhe për shqiptarët, që për herë të parë që nga 2001, kur Besnik Hasi luante me Anderlechtin në fazën e 1/8, do të përfaqësohen me futbollistë në këtë raund të kompeticion prestigjoz.

Shkëlzën Gashi, Arlind Ajeti dhe Taulant Xhaka, janë tre futbollistët e kombëtares sonë që do të prekin tapetin e gjelbërt të futbollit europian për të dëgjuar jehonën e simfonisë së Champions League.

Në Zvicër, tre shqiptarët do të hynë në histori, si të parët, që të tre sëbashku do të luajnë në një fazë me eleminim direkt. Në vitin 2001, Hasi dhe për efekt të formatit, me Anderlechtin e tij luante në fazën e 16 më të mirave por atë kohë kompeticioni konsistonte në një fazë të dytë grupesh, që e privoi trajnerin aktual të ekipit belg të luante në ndeshjet me eleminim direkt. Hasi ishte shumë pranë kalimit në 1/8 dhe këtë edicion vetëm se këtë herë nga stoli, megjithatë stafetën e shqiptarëve në magjinë e futbollit kontinental do ta vazhdojnë tre të besuarit e De Biasit, Xhaka, Gashi dhe Ajeti. /albeu.com/

Shtuar më 18/02/2015, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori