Historike, arbitrja nga Shkodra merr stemën e FIFA-s
FSHF ka shpërndarë stemat e FIFA-s, për gjyqtarët e futbollit shqiptar. Surpriza më e madhe ishte se për herë të parë në kategoritë elitare përfshihet edhe një femër.

Bëhet fjalë për Jona Borova-n, e cila bëhet femra e parë asistente me stemën e FIFA-s. Duke qenë se bën pjesë në radhët e efektivëve të policisë dhe ishte e angazhuar në punë, shkodrania e kishte të pamundur të ishte e pranishme në ceremoni./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2016, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori