HISTORIKE/ Këto dy kombëtare do të luajnë bashkë pas 40 vitesh ndalesë
Pas 40 vitesh, skuadra e futbollit të Arabisë Saudite do të udhëtojë në Irak për ndeshjen e parë midis ekipeve të dy vendeve.

Ndeshja e papritur do të zhvillohet më 28 shkurt, ndërsa Iraku kërkon të bëjë një organizim të mirë me shpresën që FIFA t’i heqë ndalesën e organizimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Arabia Saudite është kualifikuar për Kampionatin Botëror të Futbollit, që zhvillohet këtë vit në Rusi.

Që prej vitit 1990 Iraku nuk ka luajtur ndeshje të plota ndërkombëtare në fushat e tij duke shkaktuar në këtë mënyrë embargo ndërkombëtare.

Ndalesa ka mbetur kryesisht në fuqi edhe pas pushtimit amerikan, që ka rrëzuar diktatorin irakian, Saddam Hussein, në vitin 2003.

Ndalesa është hequr shkurtimisht në vitin 2012 për një ndeshje midis Irakut dhe Jordanisë në kryeqytetin kurd të Irakut Irbil, por ndërprerja e energjisë elektrike gjatë lojës ka bërë që FIFA ta rikthejë dënimin.

Me mposhtjen e grupit militant ISIS, vitin e kaluar, FIFA sërish e ka lehtësuar ndalesën për Irakun, duke i lejuar të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore në Irbil, Basra dhe Kerbala.

FIFA pritet të shqyrtojë lehtësime të mëtejshme ose heqjen totale të ndalesës për Irakun në muajin mars.
Shtuar më 26/02/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori