Historiku i 5 Topave të Artë që i ka fituar Cristiano
Pëlqej
Cristiano Ronaldo mbrëmë fitoiTopin e pestë të Artë’ në karrierën e tij dhe kështu tani së bashku me argjentinasin Leo Messi e ndajnë vendin e parë si dy lojtarët që kanë arritur të fitojnë nga 5 topa të Artë.

5 Topat e Artë, Portugezi i fitoi me dy skuadra: një me Manchester United në vitin 2008 dhe katër me Real Madridin në vitet: 2013, 2014, 2016 dhe 2017.

Topin e parë të Artë në karrierën e tij Cristiano e fitoi në vitin 2008 kur u shpall kampion i Europës me skuadrën angleze të Djajëve të Kuq. Në atë vit, ai luajti 4.784 minuta në 58 ndeshje duke shënuar 35 gola dhe duke fituar në total 4 tituj, që ishin faktorët kryesorë në triumfin e tij përball Messit dhe Kakas, përcjell Albeu.com.

Topin e dytë të Artë, Cristiano e fitoi në vitin 2013 pas një viti madhështor sa i përket golave ku shënoi 69 gola në 4.775 minuta të luajtura nga 58 ndeshje. Për dallim nga vitet tjera, në vitin 2013 ai nuk fitoi asnjë trofe me klubin apo kombëtaren.

Topin e tretë të Artë, Cristiano e fitoi në vitin 2014 që ishte një vit historik për të dhe Real Madridin ku më në fund pas më shumë se 10 viteve sollën në Madrid, trofeun e La Decimas. 60 gola të shënuar, 4 tituj të fituar në 5.032 minuta të luajtura në 61 ndeshje i sollën atij Topin e tretë të Artë.

Topin e katërtë të Artë, Cristiano e fitoi në vitin 2016, poashtu një vit tjetër madhështor ku sërish u rikthyen të fitojnë Champions Leaguen. 51 gola të shënuar në 4.794 minuta të luajtura nga 55 ndeshje ishin statistikat e Portugezit që i sollën atij topin tjetër të Artë. Në total me Real Madridin fitoi 3 tituj: Championsin, Kupën e botës për Klube dhe Superkupën e Europës. Gjithashtu, duhet mos harruar edhe triumfin e tij me kombëtaren e Portugalisë në kampionat Europian në finale ndaj Francës, që ishte një rekord në historinë e shtetit për Portugezët. Cristianos ishte lojtari kyc i Portugalisë në këtë triumf, gjë që i ndihmoi shumë të triumfojë sërish përball rivalëve të tjerë në garën e Topit të Artë.

Dhe krejt në fund, Topi i pestë i Artë për Cristianon. I vlefshëm për vitin aktual 2017, vit i cili padyshim se duhet të quhet i Portugezit. 4835 minuta të luajtura. 56 ndeshje. 49 gola. 4 tituj me Real Madridin. Shumë rekorde të thyera. Këto janë arsyet pse ai triumfoi para kundërshtarëve dhe barazoi rekordin e Messit për 5 topa të Artë. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2017, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori