Hitzfeld: Shaqiri, e ardhmja e Bayern Munchen
Pëlqej
Ish trajneri i Bayern Munchen dhe Kombëtares Zvicerane të futbollit, Otmar Hitzfeld ka këshilluar Xherdan Shaqirin të jetë i durueshëm dhe të luftojë për vendin e titullarit te skuadra bavareze. 22-vjeçari me origjinë shqiptare u transferua nga Baseli te kampionët e Gjermanisë në verën e vitit 2012, megjithatë vetë fakti se Shaqiri për vendin e titullarit në skuadër duhet të luftojë me dy emra të mëdhenj si Arjen Robben dhe Franck Ribery ka bërë që lojtari i përfaqësueses zvicerane të mendojë seriozisht largimin nga Bayerni.

"Xherdan Shaqiri është e ardhmja e Bayern Munchen. Unë mendoj se koha po ecën në favor të tij. Mosha e tij e re është një avantazh shumë i madh për të. Shanset që Shaqiri të shndërrohet një yll i Bayernit çdo vit që kalon, shtohen gjithmonë e më shumë", është shprehur Hitzfeld.

Para pak kohësh vetë Shaqiri deklaroi se do t’i pëlqente të qëndronte te Bayerni, megjithatë ai nuk përjashtoi mundësinë e një transferimi të mundshëm te Liverpooli ose Juventusi.

22-vjeçari ka një kontratë që e lidh me skuadrën bavareze deri në qershor të vitit 2016. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori